Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet 21-vjeçari në Shkodër, iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në shtëpi

NULL NULL
16.07.2026 09:12

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas raportimit të policisë, në pranga ka rënë Roberto Malocaj, në banesën e të cilit u gjetën 1 automatik, 1 pushkë dhe 2 armë gjahu, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminim të mëtejshëm.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative dhe operacionale, kryer me fokus parandalimin e paligjshmërive, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi R. M., 21 vjeç.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

lajme të ngjashme