Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Falë fotos virale në internet, djali 8-vjeçar ia shpëtoi jetën babait të tij

NULL NULL
15.07.2026 13:18
Foto nga Beaux Media

Sammy Griner, djali që u bë i famshëm në mbarë botën falë fotos ikonike të vitit 2007 në plazh, ku shfaqej me një grusht rërë në dorë dhe një shprehje triumfuese në fytyrë, u kthye në një nga memet më të njohura në internet.

Në vitin 2015, kur Sammy ishte vetëm tetë vjeç, familja e tij u përball me një sfidë të madhe. Babai i tij, Justin Griner, vuante nga sëmundja kronike e veshkave dhe kishte nevojë urgjente për një transplant. Për të përballuar kostot e larta të trajtimit, familja nisi një fushatë për mbledhjen e fondeve, shkruajnë media angleze, transmeton Klankosova.tv.

Në vend që ta shmangte famën e memes, nëna e Sammyt, Laney Griner, vendosi ta përdorte atë për një kauzë shumë më të madhe. Ajo shfrytëzoi popullaritetin global të fotos së djalit të saj për të tërhequr vëmendjen ndaj fushatës.

Historia u bë shpejt virale në Reddit dhe rrjetet sociale, ndërsa mijëra njerëz nga e gjithë bota kontribuan financiarisht. Brenda një kohe të shkurtër, u mblodhën mbi 100 mijë dollarë.

Falë mbështetjes së komunitetit online, Justin Griner iu nënshtrua me sukses transplantit të veshkës në gusht të vitit 2015 dhe u rikuperua plotësisht.

Kjo histori mbetet një nga shembujt më domethënës se si fuqia e internetit dhe solidariteti i njerëzve mund ta shndërrojnë një meme të famshme në një histori që shpëtoi një jetë.

lajme të ngjashme