Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zejnullah Gashi merr sot detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

NULL NULL
15.07.2026 10:15

Një ditë pas dekretimit, Zejnullah Gashi do të marrë sot detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Gashi do ta pranojë zyratrisht detyrën e re nga ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj.

Pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në objektin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në ora 11:00.

Të marten, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar Gashin në pozitën e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Në procesin e përzgjedhjes, pas intervistimit të zhvilluar më 1 korrik 2026, Zejnullah Gashi mori vlerësimin më të lartë me 91.6 pikë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme