Tentim vrasja në Pejë: A kishte të përfshirë edhe persona të tjerë? (VIDEO) NULL NULL 14.07.2026 12:51 14.07.2026 12:51 Mbrëmja e së hënës trazoi qytetin e Pejës, pasi një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Pas disa orësh në arrati, i dyshuari u vetëdorëzua në polici, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv. Për këtë rast, në emisionin “Kosova Today” detaje ka ndarë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. “Si pasojë e të shtënave me armë, mbrëmë një person është plagosur. Me të pranuar informatën, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante me dy prokurorë të shtetit”, tha ai në Klan Kosova. Sipas tij, viktima fillimisht u trajtua në Spitalin e Pejës, mirëpo për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK. Nikçi ndër të tjera tha se për fat të mirë, viktima është jashtë rrezikut për jetën. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë tha se janë sekuestruar dy armë zjarri të cilat dyshohen se janë përdorur për të kryer veprën penale “vrasje në tentativë”. Po ashtu, ndaj të dyshuarit pritet të caktohet masa e paraburgimit. Se a kishte persona të tjerë të përfshirë në këtë rast, Nikçi tha se hetimet janë ende duke vazhduar, në mënyrë që të zbardhen të gjitha detajet. Plagosja në Pejë dyshohet se ndodhi pas përplasjes për parking