Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hamburg: 15-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë – arrestohet nëna e saj

NULL NULL
13.07.2026 16:29

Që nga mbrëmja e së shtunës, policia po kërkonte një vajzë 15-vjeçare në Hamburg.

Gjatë natës duke zbardhur e diela, trupi i saj i pajetë u zbulua në banesën e nënës së saj 43-vjeçare në lagjen Bramfeld.

Sipas mediave gjermane, policia e gjeti adoleshenten e pajetë dhe me disa plagë në trup.

Mjeku i urgjencës, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje, e ka konstatuar vdekjen e vajzës.

Vajza ishte e akomoduar në një qendër sociale për të mitur, raporton Bild.de, transmeton Klankosova.tv.

Nëna 43-vjeçare u arrestua dhe sipas autoriteteve, ka indikacione se ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pasi vajza nuk u kthye në institucion mbrëmjen e së shtunës, stafi i qendrës alarmoi policinë, e cila nisi menjëherë kërkimet.

 

lajme të ngjashme