Dalin në shitje biletat e ndeshjes Malisheva – Vllaznia NULL NULL 13.07.2026 16:23 13.07.2026 16:23 FC Malisheva ka njoftuar tifozët lidhur me mënyrën e sigurimit të biletave për ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, ku do të përballet me Vllazninë e Shkodrës. Takimi do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, ku skuadra kosovare do të synojë kualifikimin në fazën e radhës të garës evropiane, transmeton Klankosova.tv. Klubi ka bërë të ditur se biletat për këtë përballje do të jenë në dispozicion për shitje pranë stadiumit, në ditën kur zhvillohet ndeshja. Ndeshja e kthimit ndërmjet Malishevës dhe Vllaznisë është paraparë të luhet nga ora 16:30, ndërsa pritet interesim i madh nga tifozët për ta mbështetur skuadrën kosovare në këtë sfidë të rëndësishme evropiane.