Arrestohet i dyshuari që tentoi të grabiste një argjendari në Gjilan NULL NULL 13.07.2026 16:04 13.07.2026 16:04 Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se e ka ndaluar një person, që dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në një argjendari në qendër të këtij qyteti. Sipas organit të hetuesisë, rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme. “Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, sot rreth orës 14:00 ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet D.B, i cili dyshohet se ka tentuar të grabitë në një argjentari në qendër të Gjilanit.”, thuhet në njoftim. Sipas prokurorisë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe se brenda afateve kohore ky organ do të paraqesë masën për sigurimin e të dyshuarit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /Klankosova.tv