Shkon Daliq, vjen Biliq – Kroacia bëhet me trajner të ri NULL NULL 13.07.2026 14:14 13.07.2026 14:14 Slaven Biliq është rikthyer në stolin e trajnerit të kombëtares së Kroacisë. Emërimi i tij ka ardhur pas largimit të Zlatko Daliq. Biliq, që edhe më parë ka drejtuar Kroacinë, ka përvojë të gjatë të trajnerit edhe në skuadra të Premier League. Ai rikthehet në stol pas gati dy dekadash, ndërsa në prezantimin e tij shprehu besimin e plotë te futbollistët dhe objektivin për ta mbajtur kombëtaren në mesin e elitës së futbollit botëror. “Kam besim të plotë te lojtarët tanë dhe është përgjegjësia ime të sjell energji, ambicie dhe vendosmëri, në mënyrë që Kroacia të mbetet mes elitës së futbollit. Jam vërtet i lumtur që nis këtë sfidë dhe ndihem plotësisht i përgatitur për të – si një trajner më i pjekur dhe më me përvojë sesa në vitin 2006, por me të njëjtin motivim dhe dëshirë për ta parë Kroacinë të fuqishme, të guximshme dhe të suksesshme”, citohet të ketë thëmë Biliq pas zyrtarizimit të tij. Ndryshe, Daliq është larguar nga kombëtarja e Kroacisë, pasi ajo u eliminua herët nga Kupa e Botës. /Klankosova.tv