Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ra nga shkëmbi në lumin Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit në Klos

NULL NULL
13.07.2026 12:39

Është gjetur trupi i pajetë i 33-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat gjatë një aktiviteti me litar në zonën e Urës së Vashës, në Klos.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së shtunës, kur i riu dyshohet se përfundoi në një gropë thithëse të lumit, duke u marrë nga rrjedha e ujit, shkruan tch, transmeton Klankosova.tv.

Pas disa ditësh operacione intensive kërkimi, palombarët arritën të lokalizonin dhe të nxirrnin trupin e pajetë të 33-vjeçarit, duke i dhënë fund operacionit të kërkimit.

Autoritetet vijojnë procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

lajme të ngjashme