Irani kundërshton Trumpin: “Marrëveshja pa armë bërthamore” është e pavërtetë NULL NULL 13.07.2026 12:32 13.07.2026 12:32 Irani ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, se Teherani ka arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor. Trump deklaroi të dielën për NBC se gjatë bisedimeve të fundjavës, Irani kishte pranuar një “marrëveshje të përkryer” për SHBA-në, duke shtuar se Teherani kishte hequr dorë nga programi bërthamor. Megjithatë, të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, i cilësoi këto pretendime si “plotësisht të pavërteta”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, gjatë takimit të zhvilluar të shtunën në Oman, mes delegacioneve të SHBA-së dhe Iranit, nuk është diskutuar asnjë çështje tjetër përveç ngushticës së Hormuzit. Baghaei shtoi se ndërmjetësuesit po vazhdojnë përpjekjet për të çuar përpara negociatat mes dy vendeve.