Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Mezi pres të ballafaqohemi në gjykatë”, Behrami thotë se Gërvalla e ka paditur për shpifje

NULL NULL
13.07.2026 11:11
Artan Behrami dhe Donika Gërvalla
Artan Behrami dhe Donika Gërvalla

Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka bërë të ditur se ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e ka paditur për shpifje.

Përmes një postimi në Facebook, Behrami thotë se mezi pret të ballafaqohet me Gërvallen në Gjykatë, transmeton klankosova.tv.

“Donika Gërvalla më paska paditur në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka mujtë me dërgu lëndën edhe në Gjykatën Speciale.  Paramendo! Ajo që prej vitesh është akuzuar si shpifëse, demonizuese, përçarëse, polarizuese, denigruese, stigmatizuese, etiketuese dhe përbaltëse, tani më padit mua për shpifje! Ani nashtë! Mezi pres të ballafaqohemi në gjykatë”, ka shkruar i në Facebook.

lajme të ngjashme