Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti i helmimit në Prishtinë, Prokuroria: Jemi duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore

NULL NULL
13.07.2026 11:03

Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se janë helmuar si rezultat i ushqimit në restorantin “Sach Pizza” në Prishtinë.

20 nga ta janë dërguar në Klinikën Infektive, derisa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor edhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare të kryeqytetit.

E për këtë rast është aktivizuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë”, ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësja Kaltrina Shala.

Ndërkohë që Klankosova.tv ka pyetur edhe në QKUK rreth gjendjes së pacientëve të hospitalizuar dhe është në pritje të një përgjigje.

Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e personave që dyshohet se u helmuan në piceri

lajme të ngjashme