Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident mes dy veturave në Ferizaj, lëndohet një person

NULL NULL
12.07.2026 20:59

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:34 ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale, teksa një person ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Rreth orës 19:34, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale ne vetura, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha ai për klankosova.tv.

lajme të ngjashme