Kënga e re del nga sirtari, Bujaka zbulon bashkëpunimin e shumëpritur (VIDEO) NULL NULL 12.07.2026 14:17 12.07.2026 14:17 Pas eksperiencës në “Ferma VIP”, DJ Bujaka ka rrëfyer për Prive Klan Kosova se si ka ndryshuar jeta e tij pas pjesëmarrjes në këtë format dhe për projektet e reja që e presin. Bujaka ka bërë të ditur se bashkëpunimi i tij i parë pas daljes nga reality show do të jetë me fituesen e “Ferma VIP”, Mimoza Ahmetin. Ai zbuloi se kënga titullohet “Lule Mimoza” dhe se ideja për këtë projekt kishte nisur që dy vite më parë. “Bashkëpunimi është interesant, sepse unë te Nesti e kam pasur që dy vjet atë këngë, quhet ‘Lule Mimoza’. E kemi pasur në raft, si këngë që ndoshta njerëzit s’e besojnë këtë. Mendoj që tash e bëmë diçka, po ta lëmë pak për kuriozitet”, tha Bujaka.