Kongresi i Sindikatave: BSPK pa ‘befasi’, rizgjedh Hykollin kryetar (VIDEO) NULL NULL 11.07.2026 20:26 11.07.2026 20:26 Mandatin e parë e qiti në krye, ndërsa për të dytin shprehu ambicie qysh moti. Atdhe Hykolli, që drejton Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), edhe programin e kishte shpalosur kohë më parë para delegatëve. Si pretendenti i vetëm, ai premtoi të shtunën se nëse e rimerr postin edhe për 4-vjeçarin e ardhshëm, do ta shtyjë përpara dialogun social me qeverinë, e madje edhe disa çështje të tjera. Arsye që të jetë në ulësen e të parit, pohon se ka me bollëk, pasi, siç thekson, bëri punë gjatë mandatit të shkuar. Propozimi i Hykollit për kryetar u bë të shtunën nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kongresin e 9-të të BSPK-së, ku fitoi besimin e anëtarëve. Edhe vetë propozuesit kanë pritshmëri të larta për 4-vjeçarin e ardhshëm. Në këtë organizim pati edhe mysafirë të shumtë nga organizatat sindikale evropiane dhe ndërkombëtare. Për më shumë, ndiqni kronikën: