Grafitet për UÇK-istët: Autorët s’dihen, por mesazhi përkrahet (VIDEO) NULL NULL 11.07.2026 20:18 11.07.2026 20:18 Aromën e shtëpisë nuk e ndjejnë prej më shumë se gjysmë dekade, e për kaq kohë as pragun e saj nuk e shkelën. Por, me një kërkesë për t’i kthyer në shtëpi ish-udhëheqësit e UÇK-së, u mbush kryeqyteti kosovar këto ditë, raporton Klan Kosova. Për grafitet e shfaqura në anglisht, që në shqip nënkuptojnë “Ktheni në shtëpi”, bashkë me portretet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, autori mbetet mister. Nga organizatat e dala nga lufta e mohojnë se janë përfshirë në këtë punë, ani pse e mirëpresin si kërkesë. Një qëndrim për këtë, Klan Kosova nuk arriti ta marrë as nga platforma “Liria ka Emër” e as nga Partia Demokratike e Kosovës, prej nga dolën tre themeluesit e saj që po gjykohen në Hagë. Grafitet iu ranë në sy qytetarëve, të cilët kanë edhe shumë shpresa për efekt pozitiv. Me kërkesën për drejtësi për katërshen e UÇK-së, javën e kaluar u protestua në Kroaci, teksa shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 16 shtator. Ndiqni detajet e plota, në kronikën e bashkangjitur: