Dalin në shitje biletat e ndeshjes Drita – Kauno Zalgiris NULL NULL 10.07.2026 17:56 10.07.2026 17:56 Drita ka njoftuar se nga dita e nesërme do të dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit ndaj Kauno Zalgiris, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League. Kampionët e Kosovës do ta zhvillojnë sfidën të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me synimin për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të garës, ndeshja vjen pas barazimit 1-1 në takimin e parë të zhvilluar në Lituani, transmeton Klankosova.tv. Sipas njoftimit të klubit, biletat do të mund të blihen fizikisht nga ora 18:00 në dy pika në Gjilan, para Teatrit të Qytetit dhe te sheshi i qytetit, prapa hotelit. Ndërkaq, në ditën e ndeshjes, biletat do të jenë në dispozicion edhe pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, në tri pika të shitjes. Klubi ka publikuar edhe çmimet e biletave: Veri – 3 euro Lindje – 5 euro Perëndim – 10 euro VIP – 20 euro