Princi Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, zbulohet “emri mbretëror” i djalit NULL NULL 10.07.2026 16:21 10.07.2026 16:21 Princi Leka dhe gruaja e tij, Blerta janë bërë prindër të një djali. Të birin, ata e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër. Vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm (10 korrik 2026), në orën 05:30. Lajmi u konfirmua edhe nga Erion Teli, ish-drejtori i komunikimit të familjes mbretërore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tregoi se e kishte parë orën pa pushim që nga agimi. “Sot është një nga ato ditë që fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar gëzimin”, u shpreh Teli, duke treguar se ishte lutur që çdo gjë të shkonte mirë për princeshën. Teli i dedikoi fjalë të ndjera princeshës Blerta, duke e falënderuar për përulësinë dhe durimin që ka treguar ndaj monarkistëve gjatë pritjes së ëmbël. Ai e mbylli urimin me fjalët: “Mirë se erdhe në jetë, Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Aleksandër! Zoti e bekoftë Familjen Mbretërore Shqiptare”.