“The Special One” fillon punën, pamjet e para nga ambientet e klubit spanjoll NULL NULL 10.07.2026 15:55 10.07.2026 15:55 Jose Mourinho ka nisur zyrtarisht detyrën e tij të re si trajner i Real Madridit, duke u rikthyer në krye të klubit madrilen pas 13 vitesh. “Special One” do të synojë të përsërisë dhe të tejkalojë sukseset e periudhës së parë në “Santiago Bernabeu”, ku arriti të fitojë La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, transmeton Klankosova.tv. Stafi i trajnerit portugez do të përbëhet nga Sami Khedira, Joao Tralhao, Pedro Machado, Antonio Días dhe Nuno Santos. 💪 Mourinho comienza a preparar la temporada 2026/27. pic.twitter.com/wnM3j473fJ — Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 10, 2026 Mourinho tashmë ka nisur analizimin e skuadrës dhe bisedat me futbollistët, ndërsa ka rreth 40 ditë kohë për të përgatitur ekipin për sezonin e ri. Testi i parë i tij do të jetë ndeshja miqësore me skuadrën italiane, Fiorentina që do të zhvillohet me 1 gusht Rikthimi i tij në Madrid ka ngjallur shumë interes, pasi portugezi rikthehet në një klub ku kishte lënë gjurmë të rëndësishme gjatë aventurës së parë në krye të “Los Blancos”.