Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedi në Francë pas eliminimit të Marokut, vdes 17-vjeçarja gjatë festimeve

NULL NULL
10.07.2026 13:39
Foto Ilustrim

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në veri të Francës gjatë festimeve për kualifikimin e kombëtares franceze në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026, pas fitores ndaj Marokut në çerekfinale.

Sipas raportimit të Le Parisien, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit Aulnoye-Aymeries, në veri të Francës, transmeton Klankosova.tv.

Bazuar në të dhënat paraprake, adoleshentja po festonte në pjesën e pasme të një kamioni, kur u rrëzua dhe më pas u shtyp nga mjeti.

Mediat franceze bëjnë të ditur se kamioni po përdorej për një paradë festive dhe kishte disa persona në bord.

Drejtuesi i mjetit është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa sipas burimeve pranë hetimit, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.

Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

lajme të ngjashme