Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti i përgjigjet Gjinit: S’është në rregull që një parti e respektuar si AAK të refuzojë takimin me mua

NULL NULL
10.07.2026 10:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i është përgjigjur refuzimit të ftesës për takim të kryetarit të Aleancës, Ardian Gjinit.

Në një deklarim para mediave, Kurti tha se është e rëndësishme që Gjini të takohet me të, transmeton Klankosova.tv.

“LVV është fituese e zgjedhjeve, ne edhe nëse nuk do të jemi bashkë në qeveri, padyshim se do të jemi bashkë në institucione. Nuk besoj që është në rregull që një parti e respektuar siç është AAK-ja të refuzojë takimin me mua si kryeministër dhe kryetar i partisë fituese”, tha Kurti.

Kujtojmë se takimi Kurti-Hamza ka përfunduar tashmë, dhe i njëjti rezultoi pas ndonjë marrëveshje politike.

lajme të ngjashme