Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zherka: Evropa është zgjuar, po armatoset jashtëzakonisht mirë (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2026 10:17

Njohësi i politikave amerikane, Bardh Zherka, ka deklaruar në emisionin “Ora Shtatë” se Evropa po kalon një periudhë të rëndësishme të rritjes së kapaciteteve të saj të mbrojtjes dhe se shtetet evropiane po përgatiten për një rol më aktiv në skenën ndërkombëtare.

Sipas Zherkës, rikthimi i Donald Trumpit në pushtet, ka ndikuar që disa vende evropiane të rishikojnë politikat e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.

“Evropa është duke u armatosur jashtëzakonisht mirë kohëve të fundit. I kemi shtetet që janë zgjuar nga gjumi pas ardhjes së Trumpit në pushtet dhe tash këto shtete e duan hisen e tyre në tavolinën e ndryshimeve të mëdha globale”, tha Zherka në Klan Kosova.

Ai vlerësoi se zhvillimet aktuale ndërkombëtare po e shtyjnë Evropën të marrë një rol më të rëndësishëm në çështjet e sigurisë dhe konfliktet globale.

“Për atë arsye mendoj që shumë shpejt edhe ato kanë me u detyru me marrë rol bukur të rëndësishëm në këtë konflikt, i cili nuk është duke e prekur më veç Amerikën”, është shprehur Zherka.

lajme të ngjashme