Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë në Durrës: Burri ther me thikë bashkëshorten

NULL NULL
10.07.2026 09:36
Policia e Shqipërisë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë mëngjes në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, një 40-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, 32-vjeçare, transmeton Klankosova.tv.

Policia bën me dije se ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.

“Durrës/ Informacion paraprak. Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen nr. 16/1, Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Xh. K., 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë),  bashkëshorten e tij, shtetasen E. K., 32 vjeçe. 32-vjeçarja është transportuar në spital dhe është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Xh. K., dhe po kryejnë kontrolle intensive për kapjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

lajme të ngjashme