Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulm me thikë në Ferizaj: Plagosen dy persona, i dyshuari arratiset

NULL NULL
10.07.2026 09:34

Një incident me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ferizaj, ku dy persona dyshohet se janë sulmuar me thikë.

Siç ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për rajonin  e Ferizajt, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj.

Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Kanuni për Klankosova.tv.

lajme të ngjashme