Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ishin prindër të dy fëmijëve”, detaje nga vrasja e gruas nga bashkëshorti në Shkodër (VIDEO)

NULL NULL
10.07.2026 07:57

Një rast i rëndë u shënua të enjten në qytetin e Shkodrës ku një 55-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj.

Viktima është identifikuar si Bardhe Ziçi, ndërsa dyshohet se u vra me çifte nga bashkëshorti i saj 62-vjeçar, Shtjefën Ziçi, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari Senad Nikshiqi, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se i dyshuari nuk rezistoi fare gjatë arrestimit, teksa shtoi se dorasi qëlloi dy herë në drejtim të viktimës.

I njëjti bëri të ditur se çifti nuk njihej për probleme, teksa shtoi se kishin edhe një dyqan që e menaxhonin bashkë.

Pos tjerash, Nikshiqi tha se Bardhe Ziçi dhe Shtjefën Ziçi ishin prindër të dy fëmijëve.

lajme të ngjashme