Arrestohet në Rumani 37-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Gjermania për grabitje NULL NULL 09.07.2026 16:56 09.07.2026 16:56 Arrestohet në Rumani 37-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Gjermania për grabitje Një 37-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore gjermane për përfshirje në disa raste grabitjesh, është arrestuar nga policia rumune në komunën Buturugeni, në qarkun Giurgiu. Sipas autoriteteve rumune, arrestimi u krye dje, më 8 korrik, pas një kërkese të ardhur nga Inspektorati i Policisë së Qarkut Braila, transmeton Klankosova.tv. Oficerët e Shërbimit të Hetimit Penal në Giurgiu, në bashkëpunim me policinë rurale të stacionit nr. 6 në Mihailesti, zhvilluan një operacion për lokalizimin e personave në kërkim dhe arritën të identifikonin dhe ndalonin të dyshuarin. Ndaj 37-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoritetet gjermane për vepra penale që lidhen me grabitje dhe vjedhje. Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit dhe Ndalimit të Policisë së Bukureshtit, me mbështetjen e forcave speciale të Shërbimit të Operacioneve Speciale të Giurgiut, ndërsa pritet vijimi i procedurave ligjore për ekstradim./Klankosova.tv