Jennifer Lopez mahnit me elegancën në Paris NULL NULL 09.07.2026 09:18 09.07.2026 09:18 Jennifer Lopez tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante gjatë një eventi në kuadër të Javës së Modës Haute Couture në Paris. Ylli u shfaq me një fustan të bardhë pa rripa, të dekoruar me detaje puplash në pjesën e sipërme, që i jepte një pamje luksoze dhe moderne. Dukjen e kompletoi me taka nude me majë, bizhuteri me shkëlqim dhe një çantë të vogël në të njëjtën nuancë. Flokët e kapur lehtë dhe grimi me tone natyrale, por glamuroze, e bënë paraqitjen edhe më të sofistikuar.