Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“PriFest” në natën e parë u vizitua nga më shumë se njëmijë persona

NULL NULL
23.04.2016 00:02

I ftuar sonte në Kosova Direkt në emisionin Ora e Fundit, ishte drejtori artistik i PriFilm Festival, Fatos Berisha.

Me të është  diskutuar në lidhje me mbarëvajtjen e natës së parë të këtij festivali i cili filloi sonte në ora 20:30.

Ai ka thënë se nata e parë kaloi ashtu siç e kishte imagjinuar.

“Ka përfunduar hapja e jam i lumtur që arritëm ta fillojmë, ajo që më gëzon më shumë është një prani e jashtëzakonshme e publikut, e unë konsiderojë që sonte ishim mbi 100 persona”.

“Ishte emocionuese që moderatorë të hapjes i kishim dy aktorët, Lumin dhe Andin të cilët e hapën festivalin”.

Ai gjithashtu tregoi se në këtë festival do të ketë edhe shumë aktorë të njohur, duke përfshirë edhe aktorin e filmit që hapi sonte këtë festival ‘Meditterranea”.

Për të gjithë artdashësit në rast që moti nuk është në favorin e tyre atëherë sipas Berishës të gjithë ata filma do të transmetohen në “Sheshin 21”.

lajme të ngjashme