Gucati: Kërkojmë lirimin e udhëheqësve të luftës, Specialja ka bashkëpunuar me Serbinë (VIDEO) NULL NULL 05.07.2026 17:21 05.07.2026 17:21 Në Zarë të Kroacisë po mbahet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Pjesëmarrësit janë thuajse nga gjithë trevat shqiptare por edhe nga vendet evropiane ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët. Lidhur me këtë ngjarje ka folur kreu i OVL-UÇK-së Hysni Gucati, i cili dha detaje në Info Magazine të Klan Kosovës. Gucati tha në Info Magazine të Klan Kosovës, se po kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që gjendet në burg nga dokumentacioni dhe dëshmitarët e fabrikuar nga Serbia. “Jemi dëshmitarë që Gjykata Speciale ka bashkëpunuar me Gjykatën serbe apo me një prokuror të shtetit famëkeq të Serbisë, me Vukçeviqin”, deklaroi Gucati. Ai tha se “nga Specialja nuk duan asgjë më shumë se drejtësi”. Kjo protestë është e 6-ta në mbështetje të ish-katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Vendimi ndaj tyre sipas Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të merret më 16 shtator. Seanca e shpalljes së aktgjykimit pritet të nisë nga ora 10:00./ Klankosova.tv.