KF Llapi zyrtarizon Agon Xhakën NULL NULL 05.07.2026 16:18 05.07.2026 16:18 Agon Xhaka KF Llapi ka zyrtarizuar një tjetër përforcim për sezonin e ri, duke kompletuar transferimin e Agon Xhakës, i cili vjen nga skuadra e Malishevës. Xhaka ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin nga Podujeva, e vlefshme deri në verën e vitit 2028, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij, transmeton Klankosova.tv. Xhaka i bashkohet Llapit pas paraqitjeve të shkelqyera me Malishevën, skuadër me të cilën pati edhe eksperiencë në garat evropiane. Drejtuesit e klubit besojnë se cilësitë dhe përvoja e tij do të jenë një vlerë e shtuar për repartin defensiv në edicionin e ri. Me këtë transferim, Llapi vazhdon të përforcojë skuadrën në prag të sfidave të sezonit të ardhshëm, me synimin për të qenë konkurrues në garat vendore. Komunikata e plotë: KF Llapi ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Agon Xhaka, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes bardhekaltër. 29-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028, duke iu bashkuar projektit të klubit për dy sezonet në vazhdim. Xhaka vjen në Podujevë pas një periudhe pesëvjeçare shumë të suksesshme me FC Malishevën, ku ishte ndër futbollistët kyç të kësaj skuadre. Gjatë kësaj periudhe ai regjistroi 129 paraqitje zyrtare, duke kontribuar në sukseset e Malishevës – kualifikimet në garat evropiane, për tri sezone radhazi”, thuhet në komunikatë.