Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“ShBA-ja ka qenë sponsorizuesi kryesor i pavarësisë së Kosovës” (VIDEO)

NULL NULL
05.07.2026 07:28

Ish-ambasadori i Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë vazhdimisht mbështetëse të Kosovës dhe aspiratave të saj për pavarësi.

Në emisionin “Info Magazine”  mbrëmë në Klan Kosova, Spahiu ka përmendur rëndësinë e 4 korrikut për SHBA-në, duke e cilësuar atë si festën më të madhe në këtë shtet.

 “Po të themi që kjo festë është festa më e madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çdo festë tjetër është dytësore në krahasim me këtë. Amerikanët me të vërtetë i kushtojnë shumë rëndësi kësaj date të rëndësishme dhe duke parë raportet tona historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo festë ka pasur një shënim edhe në mesin e shqiptarëve, sidomos në Kosovë pas pavarësimit të saj. Domethënë në një farë mënyre është bërë edhe festë e jona, por kjo është bërë për shumë arsye. Ne e dimë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetësi kryesor dhe sponsorizuesi kryesor i pavarësisë së Kosovës. Kujtojmë vitet ’90, ishte Amerika ajo që dëgjoi brengën e kosovarëve dhe shprehu mirëkuptim për kërkesat e tyre që në atë kohë nuk ishin, nuk kishte një miratim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pavarësi siç e dimë, por ishte një mirëkuptim dhe gatishmëri për të dëgjuar shqiptarët”, deklaroi ai.

Spahiu ka kujtuar po ashtu rolin e SHBA-së gjatë viteve ’90, duke thënë se ajo ka dëgjuar shqetësimet e shqiptarëve dhe ka treguar mirëkuptim për kërkesat e tyre, ndonëse në atë kohë nuk kishte ende mbështetje të plotë për pavarësinë./Klankosova.tv

Ndiqni deklarimin e plotë:

lajme të ngjashme