E akuzon për krime lufte, qysh e arrestoi Serbia Osman Selmanin? (VIDEO) NULL NULL 04.07.2026 18:20 04.07.2026 18:20 Arben Selmani Info Magazine Klankosova Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar arrestimin e Osman Selmanit, të cilin e akuzon për përfshirje siç thotë “në një rast vrasjeje të kryer gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999”. Ndërkohë, familjarët e Osman Selmanit kanë konfirmuar arrestimin e tij, duke deklaruar se ai është ndaluar më 1 korrik 2026 në pikën kufitare të Mutivodës, teksa po kthehej nga vendlindja e tij. Sipas tyre, autoritetet serbe kanë vepruar pa dhënë fillimisht sqarime për arsyet e ndalimit. Djali i Osmanit, Arben Selmani, gjatë një intervistë të realizuar nga gazetarja Gremisa Latifi në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka shprehur shqetësim për gjendjen e babait të tij dhe ka dhënë detaje mbi arrestimin. “Si familje jemi të brengosur shumë. Prindi është arrestuar më 1 korrik 2026 në pikën kufitare në Motivot. Në ora 17:00 është ndaluar dhe ka qëndruar rreth katër orë aty pa marrë sqarim. Më pas ka ardhur një patrullë nga Medvegja, e kanë marrë dhe e kanë dërguar në Leskovc, pastaj në Beograd. Për dy ditë nuk kemi pasur asnjë informacion”, ka deklaruar ai. Ai shton se familja është njoftuar më vonë nga një avokat i caktuar nga autoritetet serbe, i cili u ka bërë të ditur edhe akuzat. “Ka ardhur një patrullë nga Medvegja, e kanë marrë dhe e kanë dërguar në Leskovc, nga Leskovci e kanë transportuar në Beograd, si familje dje dy ditë s’kemi ditur asnjë informatë për të. Dje në ora 3:30 na ka lajmëruar një avokat që ja ka caktuar qeveria e Serbisë për ta përfaqësuar, ai na ka treguar gjendjen e tij se ku ndodhur dhe për çka akuzohet”, ka thënë biri i Osman Selmanit, njofton Klankosova.tv. Sipas tij, pretendimet se Selmani ka marrë pjesë në vrasje në Sofali në qershor 1999 janë të pavërteta, duke theksuar se familja në atë periudhë nuk ndodhej fare në Kosovë. “Ne nga fundi i marsit të vitit 1999 kemi qenë në Maqedoni si refugjatë dhe këtë mund ta dëshmojmë me dokumente të NATO-s, OSBE-së dhe UNICEF-it”, ka thënë ai, duke shtuar se familja është regjistruar si e zhvendosur gjatë luftës. Rasti është ende në procedurë, ndërsa familjarët kërkojnë lirimin e tij dhe trajtim të drejtë të rastit.