Egjipti shkruan histori, kualifikohet për herë të parë në 1/8 e finales të Kupës së Botës NULL NULL 03.07.2026 22:59 03.07.2026 22:59 Egjipti ka siguruar për herë të parë në histori një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi eliminoi Australinë vetëm pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan 1-1. Egjiptianët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me një gol të Emam Ashour, ndërsa Australia barazoi në minutën e 55-të falë një autogoli të Mohamed Hany. Në serinë e penalltive, Egjipti triumfoi 4-2. Vendimtar rezultoi gabimi i Harry Souttar, i cili e dërgoi topin mbi portë që në penalltinë e parë të Australisë, duke i hapur rrugën “Faraonëve” drejt një kualifikimi historik. Tashmë Egjipti pret fituesin e duelit mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër në fazën e 1/8 së finales./Klankosova.tv