Formacionet zyrtare: Argjentina – Kepi i Gjelbër NULL NULL 03.07.2026 22:46 03.07.2026 22:46 Argjentina - Kepi i Gjelber Gjithçka është gati për përballjes mes Argjentinës dhe Kepi i Gjelbër, e cila do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 00:00. Dy përzgjedhësit, Lionel Scaloni dhe Bubista, kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare me të cilat skuadrat e tyre do të zbresin në fushë në kërkim të një bilete për në çerekfinale. Argjentina hyn në këtë ndeshje si favorite në letër, megjithatë Kepi i Gjelbër synon të shkaktojë befasi dhe të vazhdojë rrugëtimin historik në Kupën e Botës. Përballja pritet të sjellë emocione të mëdha, pasi të dyja ekipet do të luftojnë për një vend në mesin e tetë kombëtareve më të mira të botës. Formacionet zyrtare: Argjentina: Martinez; Medina, Lisandro, Romero, Molina; Almada, Enzo, Mac Allister, De Paul; Lautaro, Messi. Kepi i Gjelbër: Vozinha; Cabral, Diney, Pico, Moreira; Lenini; Cabral, Duarte, Duarte, Mendes; Da Costa.