Ekstradohen dy kosovarë nga Gjermania, ishin në kërkim ndërkombëtar NULL NULL 03.07.2026 22:35 03.07.2026 22:35 Dy shtetas kosovarë, F.H. dhe M.Gj., janë ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, pas arrestimit të tyre nga autoritetet gjermane në bazë të urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. Sipas njoftimit në Facebook nga Policia, ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 3 korrik 2026. Të dyshuarit kërkoheshin përmes INTERPOL-it, pasi dyshohet se ishin përfshirë në vepra të ndryshme penale, ku njëri prej tyre dyshohet për “Mashtrim”, ndërsa tjetri për “Shtytje në vrasje të rëndë”. “Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane. Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Mitrovicës, përkatësisht Gjakovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thotë PK./Klankosova.tv