Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndryshon orari u ndeshjes Meksikë- Angli

NULL NULL
03.07.2026 21:51

Ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë pritet të zhvillohet në një orar të ri, pasi organizatorët po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të kohës së fillimit për shkak të kushteve atmosferike.

Fillimisht, takimi ishte planifikuar të luhej më 6 korrik, me fillim nga ora 02:00 pas mesnate sipas kohës lokale në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, raportimet e fundit bëjnë të ditur se ndeshja mund të zhvendoset në një orar më të hershëm për shkak të shqetësimeve që lidhen me motin.

Nëse ndryshimi konfirmohet, përballja mes Meksikës dhe Anglisë mund të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:00 sipas kohës në Kosovë, duke u mundësuar tifozëve ta ndjekin ndeshjen në një orar më të favorshëm.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga organizatorët e Kupës së Botës apo FIFA, por vendimi përfundimtar pritet të merret dhe të bëhet publik gjatë orëve në vijim.

lajme të ngjashme