Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

NULL NULL
03.07.2026 20:55

Fatlum Zejnullahun, i cili i pari ra përtoke në qendër të Podujevës, e dërguan në mjekim intenziv pasi bashkë me vëllain e vet, Fidaimin, dyshohet se deshën ta vrasin dajën, Agim Xhemajlin.

Kjo siç mëson Klan Kosova, dyshohet që u tentua të bëhet për hakmarrje, që lidhet me vdekjen e kryefamiljarit Zejullahu, gati një vit më parë.

Dy kryesorët e rastit, nip e dajë u morën në pyetje nga organet e hetuesisë, ndonëse po vazhdojnë të jenë nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Organet e rendit, teksa vazhdojnë të hetojnë edhe më tej rastin, i shtuan edhe ekipet policore në klinikat ku po qëndrojnë tre të përfshirët.

Në vendngjarje i gjetën tri armë e 28 gëzhoja, raporton Klan Kosova.

Kur ua kontrolluan shtëpitë zbuluan edhe më shumë.

Gati 200 fishekë, dy armë të shkurta, një tjetër gjahu e edhe karikatorë.

Për më tepër, ndiqni kronikën e bashkangjitur:

lajme të ngjashme