Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gjykata në Serbi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit Osman Selmani

NULL NULL
03.07.2026 17:52

Gjykata e Lartë në Serbi ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i cili u arrestua më 1 korrik nga autoritetet serbe teksa po kthehej në vendlindje.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Selmani është arrestuar në pikëkalimin kufitar të Mutivodës, në kufirin Kosovë–Serbi, “nën dyshimet për kryerje të krimeve të luftës”.

Megjithatë, në njoftim nuk specifikohet nëse i dyshuari ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familjarët e Osman Selmanit kanë hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të pavërteta.

Në reagimin e tyre, ata kanë theksuar besimin në pafajësinë e tij dhe kanë kërkuar drejtësi për rastin.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah”, thuhet në reagimin e familjes.

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Në vitet e fundit, autoritetet serbe kanë arrestuar disa shtetas të Kosovës nën dyshime për krime lufte të kryera gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë.

lajme të ngjashme