E trishtë: Ky është 26-vjeçari që humbi jetën nga rrufeja në Suharekë NULL NULL 02.07.2026 10:13 02.07.2026 10:13 Fatlind Bajselmani, 26-vjeçari që humbi jetën nga rrufeja në Suharekë Fatlind Bajselmani, është 26-vjeçari që humbi jetën dje pasdite pas goditjes nga rrufeja në një zonë malore në Delloc të Suharekës. Mediat lokale kanë raportuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Maqitevë, sipas njoftimit të familjarëve. Vdekjen e 26-vjeçarit, siç njoftoi Policia e Kosovës, e ka konstatuar në vendin e ngjarjes një ekip mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Suharekë./Klankosova.tv U godit nga rrufeja: Qasja në vendin ku u mbyt 26-vjeçari ishte e vështirë