Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale, bastisjet përfundojnë në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2026 12:34

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionin e gjerë që po zhvillohet nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ku janë duke u kryer bastisje dhe arrestime në kuadër të dyshimeve për një skemë kriminale që lidhet me tregtinë e naftës.

Hetimet, sipas burimeve, kanë nisur që para dy vitesh, kur janë vërejtur mospërputhje në shifrat e importit të naftës në Kosovë. Krahasuar me vitet 2023, në 2024 dhe 2025 është evidentuar rritje e sasisë së importuar të naftës nga jashtë.

Ajo bëri të ditur se dyshimet lidhen me një skemë  mes kompanive të Kosovës dhe Shqipërisë, ku kompanitë kosovare kanë importuar naftë nga jashtë, por për shkak të kostove dhe procedurave doganore, dyshohet se përmes tranzitit në Shqipëri janë kryer manipulime me dërgesat.

Sipas hetimeve, në disa raste maunat dyshohet se janë dorëzuar me ujë në vend të naftës, ndërsa nafta reale është shitur në tregun e zi në Shqipëri, ku kanë pëfituar edhe ato të Kosovës dhe të Shqipërisë. Aksioni në disa lokacione po vazhdon por në Prishtinë, sipas informacioneve ka përfunduar, ndërsa dyshohet edhe për arrestime, por numri i saktë ende nuk është konfirmuar.

Në aksion, përveç Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, në asistim janë edhe njësitë e Krimeve Ekonomike dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ndërsa sipas burimeve, hetime paralele po zhvillon edhe SPAK në Shqipëri./Klankosova.tv

lajme të ngjashme