Ndahen rrugët në mes Namanit dhe FC Prishtinës NULL NULL 01.07.2026 12:04 01.07.2026 12:04 Ndahen rrugët në mes Namanit dhe FC Prishtinës FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me mesfushorin Hamdi Namani. Namani ishte pjesë e bardhekaltërve gjatë pjesës pranverore të sezonit 2024/25, ku zhvilloi 21 paraqitje, duke realizuar 3 gola dhe 1 asistim, transmeton Klankosova.tv. Në gjysmën e dytë të sezonit 2025/26 ai luajti në formë huazimi te Gjilani. Klubi e ka falënderuar Namanin për kontributin e dhënë me fanellën e Prishtinës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës.