Juventusi transferon sulmuesin e ri NULL NULL 01.07.2026 12:01 01.07.2026 12:01 Juventusi ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit të talentuar Jeff Ekhator nga Genoa. 19-vjeçari ka mbërritur në Torino për të kryer vizitat mjekësore, ndërsa më pas do të firmosë kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë. Marrëveshja kap vlerën e rreth 18 milionë eurove, ndërsa në drejtim të Genoas do të kalojë edhe talenti i Juventus Next Gen, David Puczka. Ekhator konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit italian dhe transferimi i tij është pjesë e rindërtimit të repartit ofensiv të Juventusit për sezonin e ri.