Arrestohet një person i kërkuar për dhunë në familje NULL NULL 01.07.2026 11:59 01.07.2026 11:59 Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka njoftuar po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. “Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësia e arrestimeve e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar: L.A, mashkull, 38 vjeç, i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Dhunë në familje”, thuhet në komunikatë. Personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.