Krimet Ekonomike zbarkojnë në disa qytete, bastisje për skemë të dyshuar me naftë NULL NULL 01.07.2026 10:46 01.07.2026 10:46 Një aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike është duke u zhvilluar me bastisje në disa lokacione në Kosovë. Sipas burimeve të televizionit, rasti dyshohet të ketë të bëjë me një skemë kriminale mes kompanive në Kosovë dhe Shqipëri, që lidhet me tregtinë e naftës që është importuar nga shetet e jashtme. Dyshohet se maunat në Kosovë janë dorëzuar me ujë, ndërsa nafta është shitur në tregun e zi në Shqipëri. Rasti përfshin edhe dyshime për shpëlarje parash dhe vepra të tjera penale, raporton gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj. Burime bëjnë të ditur se bastisjet po zhvillohen në disa qytete, përfshirë Prishtinën, Podujevën, Vitinë dhe Ferizajn. Në aksionin e gjerë ku po marrin pjesë Krimet Ekonomike dhe Dogana e Kosovës, hetime ka kryer edhe SPAK-u i Shqipërisë. Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka konfirmuar për Klankosova.tv se operacioni është në zhvillim dhe se detaje të tjera do të bëhen publike me komunikatë të përbashkët me Policinë e Kosovës. Aksion i gjerë i Krimeve Ekonomike, bastisje në disa lokacione