Psikologu Kastrati: Figura e babait e rëndësishme për zhvillimin e fëmijës (VIDEO) NULL NULL 30.06.2026 08:52 30.06.2026 08:52 Psikologu Ron Kastrati, i ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ka folur për rëndësinë e pranisë së figurës atërore në jetën e fëmijës dhe ndikimin që ajo ka në ndërtimin e identitetit. Ai theksoi se njohja e origjinës biologjike është e rëndësishme për zhvillimin emocional dhe psikologjik të fëmijës. “Është shumë e rëndësishme, le ta imagjinojmë një djalë 13-vjeçar që pyet nënën se kujt i ngjan, dhe ajo thotë ‘nuk e di’, pastaj pyet nga kush e ka talentin për muzikë dhe prapë përgjigjja është ‘nuk e di’. Njohja e origjinës biologjike mund të ketë rëndësi për ndërtimin e identitetit,” u shpreh Kastrati. Ai shtoi se shoqëria moderne duhet të përshtatet me ndryshimet, por pa cenuar strukturën familjare. “Nëse flasim për kushte postmoderne, ne duhet t’i përshtatemi shoqërisë, por jo duke shkatërruar familjen ose duke devijuar shtresat shoqërore. E rëndësishme është që të ruajmë ekuilibrin në shoqëri,” theksoi ai. Kastrati apeloi gjithashtu për më shumë edukim psikologjik në shoqëri.