Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy vëllezërit Fejzullahu rrëfejnë traditën 150-vjeçare të rrobaqepësisë në Pejë (VIDEO)

NULL NULL
30.06.2026 08:20

Dy vëllezërit Fejzullahu, Adnan dhe Fevzi, ishin të ftuar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ku folën për traditën e gjatë familjare në zanatin e rrobaqepësisë.

“Familja jonë e ka trashëguar zanatin e rrobaqepësisë prej babait tonë të ndjerë, cili ka qenë shumë i njohur në qytetin e Pejës. Është një traditë familjare mbi 150-vjeçare, që e kemi vazhduar brez pas brezi,” u shpreh vëllai Fejzullahu.

Ata shtuan se në punëtori përdoren ende edhe vegla të vjetra të trashëguara, të cilat janë funksionale edhe sot.

“Disa prej makinave dhe veglave janë mbi 50 vjet të vjetra dhe ende i përdorim, të trashëgume prej babës. Edhe pegulla është shumë e vjetër, më herët punohej edhe me hekur të nxehtë me prush, por sot kjo metodë nuk përdoret më,” tha ai.

Sipas tyre, zanati i rrobaqepësisë po rikthen interesimin e të rinjve.

“Ka pasur rënie të interesimit për një kohë, por vitet e fundit po shihet një kthim i të rinjve drejt këtij zanati,” theksoi ai.

Në fund, ata dhanë edhe një porosi për të rinjtë.

“Vazhdoni interesohuni për zanatin e rrobaqepësië.Tradicionalja nuk duhet të harrohet kurrë, sepse është pjesë e kulturës dhe historisë sonë”, përfundoi ai.

lajme të ngjashme