Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Protesta e 5 korrikut: Liri për ish-krerët lypet edhe në Kroaci (VIDEO)

NULL NULL
29.06.2026 20:20
Protesta e 5 korrikut: Liri për ish-krerët lypet edhe në Kroaci (VIDEO)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë caktuar datën dhe orën për protestën e gjashtë me radhë, me kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Këtë herë protesta është paralajmëruar të mbahet jashtë kufijve shqiptarë, në Parkun e Zarës, ku pritet pjesëmarrja e veteranëve dhe shqiptarëve nga diaspora, si dhe e komunitetit arbëresh që jeton në atë zonë.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se protesta do të mbahet në Zarë dhe ka shprehur shpresën se do të përfshihen edhe arbëreshët e zonës, të cilët, sipas tij, kanë shprehur interesim për organizimin e saj.

Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:

lajme të ngjashme