Totaj: VV duhet me shku në opozitë (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 18:47 29.06.2026 18:47 Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjen e presidentit. Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Totaj ka vlerësuar se lideri i VV-së, njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti, është një person të cilit “vështirë i besohet”. Ai po ashtu ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të kalojë në opozitë. “Kur është në pyetje Kurti çka nuk pritet prej këtij njeri. Deri më tani fjalët e tij kanë treguar që absolut s’mundesh me i besu se nuk e ka mbajtur asnjë premtim, nuk e ka asnjë qëndrueshmëri. Herë thotë ashtu e herë kështu… ec e bjeri në fieje”. Sipas Totajt, Kurti nuk i mban as premtimet dhe, siç tha, përdorë gjuhë të rëndë. “Duke u bazuar në mënyrën e veprimtarisë së tij të deritanishme në pozitë e ka treguar se nuk mund t’i besohet sepse shumë shpesh ndryshon, nuk e mban asnjë premtim, ndërron qasjen, përdorë gjuhë shumë të rëndë”, deklaroi Totaj në Klan Kosova.