37 persona u shoqëruan në polici – Si u menaxhua situata për “Vidovdan”? (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 14:45 29.06.2026 14:45 Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi dhe gazetari Arientin Abdyli kanë vlerësuar reagimin e Policisë së Kosovës gjatë manifestimit të “Vidovdanit”, ku 37 persona janë shoqëruar për intervistim, pasi kanë provokuar masën me thirrje me elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore ndërsa një person është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Abdyli tha se Policia e Kosovës ka menaxhuar situatën pa incidente, duke e kryer detyrën e saj në mënyrë profesionale. “Policia e Kosovës e ka kryer punën perfekt, pa asnjë incident pa asgjë”, u shpreh Abdyli në “Kosova Today”. Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Elezi tha se institucionet e sigurisë duhet të jenë ato që mbajnë përgjegjësinë për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke vlerësuar planifikimin dhe zbatimin e masave policore. “Ne kemi nevojë gjithmonë që performanca të jetë tek institucionet, Policia e Kosovës ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u nisur nga hartimi i planit operativ për ta mbikëqyrur situatën, deri te zbatimi i saj. Unë personalisht pëgjegjësinë e kërkoj tek ata për të cilët ne paguajmë taksa, jo tek ata të cilët janë huliganë, kriminel, sepse detyra e tyre është për të bërë krime, ndërsa, ne paguajmë për institucionet tona me vendos drejtësi dhe siguri. Në këtë aspekt mendoj që performancë të mirë ka pasur Policia e Kosovës”, deklaroi Elezi./Klankosova.tv