Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UP hap konkursin për studentët e rinj, nis aplikimi

NULL NULL
29.06.2026 18:15
up-universiteti-hasan-prishtina

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur zyrtarisht konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin bachelor dhe master, për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit të UP-së, programet e studimit që ofrohen përfshijnë një gamë të gjerë fushash akademike, të cilat janë të dizajnuara për t’u përshtatur me nevojat e tregut të punës, transmeton Klankosova.tv.

Përmes tyre synohet që studentëve t’u ofrohen njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillim profesional dhe personal.

Universiteti thekson se mbetet i përkushtuar në krijimin e një mjedisi të favorshëm akademik, ku studentët mund të zhvillohen intelektualisht dhe të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Në njoftim, UP-ja ka ftuar të gjithë maturantët dhe studentët e interesuar që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e këtij institucioni, duke e vënë në pah traditën e gjatë, historinë dhe përkushtimin ndaj cilësisë në arsim si vlera themelore të universitetit.

 

APLIKO KËTU

lajme të ngjashme